Produkti përfundimtar i kompanisë Aiba është veza e pulave, për konsum njerëzor dhe përpunim në industri. Prodhimi i vezëve është një proces biologjik, që realizohet nëpërmjet mbarështimit të pulave për vezë, sigurimit të ushqimit, sigurimit të të gjitha kushteve të nevojshme teknike, në përputhje me racën, moshën, nivelin e prodhimtarisë, etj. Përbërja e ushqimit të pulave përmban drithëra si: misri, gruri, luledielli (ose bërsia e lulediellit), bërsi soje, sorgum;vitamina të ndryshme;metioninë, lizinë, fosfat, karbonat kalçiumi, pigment etj. Madhësia mesatare e vezës, ngjyra e jashtme e saj, niveli i prodhimtarisë, sasia e ushqimit e konsumuar për të prodhuar një kokërr vezë, kur të gjithë faktorët e tjerë mbeten të pandryshuar, varen nga raca e pulës së përdorur. Raca e përdorur nga Aiba është Lohman LSL CLASSIC WHITE.
Produkti përfundimtar vezë është një nga ushqimet më të plotësuara dhe më ekonomike, i njohur për vlerat e shkëlqyera ushqimore, për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve themelore ushqimore si : minerale ,vitamina dhe proteina.
Veza rekomandohet për konsum nga të gjitha moshat e popullatës edhe për shkak të aftësive të saj kuruese.