Mish pule me vezë e limon
Perberesit për 6 persona:
  • 1,5 kg mish pule,
  • 3 qepë mesatare të prera trashë,
  • 12 kërpudha të prera në feta,
  • 1,2 kg kunguj të freskët të prera në copa,
  • lëngë të gjysmë limoni,
  • 1 l lëng mishi,
  • kripë dhe piper.

Përgaditja:
  1. Për vezët dhe limonin: 2 vezë, lëng të gjysmë limoni, 1,5 lugë të korn-flaur.
  2. Vendosni tenxheren me pulën në zjarr mesatar. Shtoni qepët dhe kërpudhat, shtoni dhe kungujt e freskët. Hidhni kripën dhe piperin.
  3. Hidhni lëngun e limonit, 2 filxhanë ujë dhe kubikun e lëngut të mishit dhe e zini gjellën në zjarr për 30-40 minuta.
  4. Rrihni vezët. Shkrini në lëngun e limonit korn-flaur dhe këtë përzierje e hidhni tek vezët me limon duke mos pushuari së rrahuri.
  5. Hidhni tek vezët me limon disa lugë nga lëngu i ngrohtë i pulës dhe kur përzierja të ngrohet mjaft, e hidhni brenda në tenxhere me pulën. E lini pulën në zjarr për disa minuta dhe e servoni.