Kreu

Produkte

Vezet "AIBA"

Produkti përfundimtar i Kompanisë është veza e pulave, për konsum njerëzor dhe përpunim në industri.

Prodhimi i vezëve është një proces biologjik, që realizohet nëpërmjet mbarështrimit të pulave për vezë, sigurimit të ushqimit, sigurimit të të gjitha kushteve të nevojshme teknike, në përputhje me rracën, moshën, nivelin e prodhimtarisë, etj.

Madhësia mesatare e vezës, ngjyra e jashtme e saj, niveli i prodhimtarisë, sasia e ushqimit e konsumuar për të prodhuar një kokërr vezë, kur të gjithë faktorët e tjerë mbeten të pandryshuar, varen nga rraca e pulës së përdorur. Rraca e përdorur nga Aiba është Lohman LSL CLASSIC WHITE.

Veza rekomandohet për konsum nga të gjitha moshat e popullatës edhe për shkak të aftësive të saj kuruese.

Veza Aiba

Pse veza e prodhuar nga pularia AIBA eshte me e mira ne tregun shqiptar?

Shkencerisht eshte vertetuar se pulat e ushqyera me nje racion ushqimor te balancuar me proteina , yndyrna , karbohidrate , lende minerale dhe vitamina trasmetojne tek vezet jo vetem bukurine dhe fortesine e levozhges por dhe nje pjese te shtuar te vitaminave te perfshira ne racionin ushqimor. Nabenr (1993) dhe Leeson & Summers (2006), duke analizuar faktorët ushqyes , konkludojne se përmbajtja e vitaminave në ushqim është faktori kryesor që influencon në përmbajtjen e tyre në vezë. E kunderta ndodh kur racionet ushqimore jane te varfera . Sa me i varfer te jete racioni aq me pak do te jete permbajtja e vitaminave ne veze , aq me e dobet do te jete dhe vete veza .

Sasia e vitaminave ne ushqim ndikon ne permbajtjen e tyre ne veze .Por ne menyre te vecante Vitamina B12 dhe vitamina K jane plotësisht të afta të arrijne pasurimin maksimal te vezes për të mbështetur 100 % sasinë e rekomanduar ditore të konsumit per njerez. Pasurimi me vitaminat e tjera eshte variable , ndërsa për vitaminat D3 dhe E, ka një rritje prej 3 herësh në përmbajtjen e tyre në vezë .

Bazuar ne keto te dhena shkencore , AIBA kompani ploteson te gjitha kerkesat ne lende ushqyese dhe vitamina te shtuara (Vitamina B12 , vitamina K, vitamina B9 , vitamina E , Biotine etj) te racioneve ushqimore te cilat perdoren ne te ushqyerit e pulave .Eshte pikerisht kjo arsyeja pse vezet e prodhuara nga kjo kompani jane me vlere ushqimore me te larte se vezet e prodhuara nga komplekse te tjera blegtorale.

Ne tabelen e meposhteme (sa per njohuri) jepet nje pasqyre e cila tregon se sa plotesohen nevojat ditore te njeriut nga konsumi i nje veze te prodhuar nga racione ushqimore me vitamina te shtuara.

Përmbajtja e vitaminave në vezë nga pula të ushqyera rregullisht me nivele të pasuruara të vitaminave.

Veza Aiba
Tabele

Veza Aiba – Zogj & Pula

Aiba zotëron dy stabilimente prodhimi. Njëri stabiliment i përbërë prej 5 kapanonesh dhe me ambient ambalazhimi dhe magazinimi ndodhet në Xhafzotaj ndërsa stabilimenti tjetër i përbërë prej dy kapanonesh ndodhet në qytetin e Vlorës.

Kompania Aiba gjithashtu ka dhe stabiliment të rritjes së zogjve, i cili furnizohet me zogj 1-ditor nga dy kompani lider në Austri dhe Hollandë.

Kapacitetet mbajtëse të kapanoneve të pulave arrinë në 500,000 krerë pula ndërsa stabilimenti i rritjes së zogjve arrin në kapacitet prej 150,000 zogjsh.

Fabrika e Ushqimit Blegtoral

Kompania Aiba përveçse importon lëndët e para si bërsi soje, miser, vitamina, oligominerale dhe aminoacide nga burime të certifikuara, gjithashtu prodhon ushqim blegtoral për nevojat e saja fillimisht si dhe për aktivitet tregtar me pale të treta. Fabrika e Ushqimit Blegtoral ka një kapacitet prodhimi prej 12 ton/orë.

plehu organik – “aibios”

Aiba është ferma e vetme në Shqipëri e cila riciklon të gjitha mbetjet e saj organike për të prodhuar pleh organic pulash. Plehu organik i kompanisë Aiba quhet “Aibios” dhe prodhohet me anë të nënshtrimit të glasës ndaj procesit aerobic për afër 20 ditë.

Për më tepër informacion kliko këtu për katalogun e Plehut Organik.