Logo
kthehu mbrapa
Çokollatë e ëmbël dhe aromatike
Receta

Çokollatë e ëmbël dhe aromatike

Koha e përgatitjes:
35 min
Përbërësit Përgatitja

300 g çokollatë zezë për gatim

1 filxhan i vogël kafe e fortë e zezë

5 vezë

3 lugë sheqer vanilje

125 g ajkë e ftohur

50 g sheqer

Çokollata copëtohet, bashkë me kafenë shkrihet në avull, hiqet nga zjarri. Të bardhat e vezëve ndahen dhe lihen anash, ndërsa të verdhat miksohen me sheqerin e vaniljes, bëhen një shkumë. Nga të bardhat dhe sheqeri i miksuar bëhet shkuma. Ajka e ftohur miksohet, bëhet një krem i fortë. Të verdhat e rrahura të vezëve qiten në masën e çokollatës dhe përzihen mirë, i shtohet edhe kremi dhe, para se të forcohet, shpejt dhe me themel kjo masë përzihet mirë, që të homogjenizohet. Kujdesshëm i shtohet edhe shkuma e të bardhave të vesë. Masa e fituar qitet në qese që shërben për zbukurim dhe e tëra shtrydhet nëpër gota. Para se të shërbehet, gotat duhet të mbahen së paku 3 orë në frigorifer.