Logo
kthehu mbrapa
Mish tul me patate dhe vezë
Receta

Mish tul me patate dhe vezë

Koha e përgatitjes:
30 min
Përbërësit Përgatitja

Për 6 persona nevojiten:

1 kg patate

150 g mish tul

4 qepë

6 vezë

salcë

vaj

kripë

piper i zi

Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët. Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi.