Dinastia e sipërmarrjes së vëllezërve Duka
Çdo dinasti apo “perandori” nis nga një situatë apo akt i vogël, i parëndësishëm në dukje. Me guximin dhe vullnetin e trashëguar ndër breza, dy vëllezërit Agron dhe Armand Duka nisën rrugëtimin në botën e biznesit në vitin 1990 duke hapur një bar-kafe në qytetin e tyre të lindjes në Shijak, dhe me të ardhurat nga ky aktivitet siguruan kapital për tregtimin më pas të elektroshtëpiakeve të ndryshme si “Beko”, çokollatave “Hilal”, me tregti auto-veturash etj.
Katër vite më pas, më 10 Mars të 1994-ës bashkë me dy ortak të tjerë themeluan kompaninë “Aiba” me objekt aktiviteti prodhimin dhe tregtimin e ushqimit blegtoral për pularitë ekzistuese dhe fermat e vogla të derrave në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Lushnje. Për këtë qëllim, vëllezërit Duka privatizuan ish-fabrikën e ushqimit blegtoral (FUB) të ndodhur në zonën e Shkozetit. Pak muaj më vonë në magazinat e kësaj fabrike do të iniciohej me të njëjtën dëshirë një nismë e re dhe risi për Shqipërinë e atyre kohëve, ekskluziviteti i tregtimit dhe servisit të automjeteve “Scania”.
Nën vrullin e iniciativës së lirë që kishte pësuar një “shpërthim” në Shqipëri, po në vitin 1994, aksionerët e “Aibës” vendosën të investojnë në një pulari me 5,000 krerë duke qenë se tashmë ushqimin blegtoral e kishin stabilizuar në treg.
Sakrifica dhe përvoja rriteshin në mënyrë proporcionale, sfidat tashmë për kompaninë “Aiba” nuk njihnin kufij. Në mesin e viteve ’90-të do të arriheshin marrëveshjet me kompanitë e mirënjohura ndërkombëtare si “Divella” në 1995 dhe “Ariston” në 1996 për tregtimin ekskluziv të produkteve të tyre në territorin shqiptar.
Në vitin 1999, aksionerët e vetëm të konglomeratit “Aiba” vendosën të investojnë në zgjerimin e pularisë duke bashkëpunuar me kompaninë lider në ndërtimin dhe montimin e pularive bashkëkohore “Facco” duke e zgjeruar në përmasa të konsiderueshme dhe duke e kthyer kompaninë “Aiba” në një nga faktorët më të rëndësishëm në industrinë e vezëve, ku në ditët e sotme ka siguruar pozicionin e liderit në industrinë e prodhimit të vezëve në Shqipëri si dhe ushqimit blegtoral, duke numëruar 500,000 krerë pula, 110 milion kokrra prodhim mesatar vjetor, 4,000m² ambiente prodhimi, magazinimi.
Në vitin 2010 në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit dhe investimeve brenda industries së prodhimit duke ngritur fabrikën e pare të plehut organik, e para në llojin e saj për një pulari e cila mbetjet e saj i përpunon duke i kthyer ne pleh organik për fermat bujqësore.
Gjatë vitit 2019, kompania “Aiba” zgjatoi aktivitetin e saj dhe me linjën e e vezës së lëngshme të pasterizuar, një investim me vlerë 1 milion euro dhe me orientim “business to business”. Ky investim ka shenjuar një epokë të re për kompaninë “Aiba”ku përmasat e saj tashmë i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.