Vezë

të freskëta nga pula të lumtura.

mbi 25 vite eksperiencë në këtë fushë
Aiba

vezë të freskëta nga pula të lumtura.

Kompania Aiba zotëron pularinë më të madhe në Shqipëri për prodhimin e vezës me 500,000 krerë pula dhe prodhim vjetor mesatar prej 110 milion kokrra. E themeluar në vitin 1994, kompania Aiba ka fituar eksperiencën dhe reputacionin përsa i përket cilësisë dhe sigurisë.

Sekreti i suksesit në rrugëtimin tonë është dedikimi ynë për t'ju kthyer mbrapsht besimin që na keni dhënë për më shumë se 2 dekada, sepse ne lindëm me ju.

Aiba, Veza e një jete

H i s t o r i a   J o n ë

Nga 1994 deri më sot

Lexo më shumë
Rreth Nesh

Historia Aiba

Dinastia e sipërmarrjes së vëllezërve Duka

Çdo dinasti apo “perandori” nis nga një situatë apo akt i vogël, i parëndësishëm në dukje. Me guximin dhe vullnetin e trashëguar ndër breza, dy vëllezërit Agron dhe Armand Duka nisën rrugëtimin në botën e biznesit në vitin 1990 duke hapur një bar-kafe në qytetin e tyre të lindjes në Shijak, dhe me të ardhurat nga ky aktivitet siguruan kapital për tregtimin më pas të elektroshtëpiakeve të ndryshme si “Beko”, çokollatave “Hilal”, me tregti auto-veturash etj.

Katër vite më pas, më 10 Mars të 1994-ës bashkë me dy ortak të tjerë themeluan kompaninë “Aiba” me objekt aktiviteti prodhimin dhe tregtimin e ushqimit blegtoral për pularitë ekzistuese dhe fermat e vogla të derrave në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Lushnje. Për këtë qëllim, vëllezërit Duka privatizuan ish-fabrikën e ushqimit blegtoral (FUB) të ndodhur në zonën e Shkozetit. Pak muaj më vonë në magazinat e kësaj fabrike do të iniciohej me të njëjtën dëshirë një nismë e re dhe risi për Shqipërinë e atyre kohëve, ekskluziviteti i tregtimit dhe servisit të automjeteve “Scania”.

Nën vrullin e iniciativës së lirë që kishte pësuar një “shpërthim” në Shqipëri, po në vitin 1994, aksionerët e “Aibës” vendosën të investojnë në një pulari me 5,000 krerë duke qenë se tashmë ushqimin blegtoral e kishin stabilizuar në treg.

Sakrifica dhe përvoja rriteshin në mënyrë proporcionale, sfidat tashmë për kompaninë “Aiba” nuk njihnin kufij. Në mesin e viteve ’90-të do të arriheshin marrëveshjet me kompanitë e mirënjohura ndërkombëtare si “Divella” në 1995 dhe “Ariston” në 1996 për tregtimin ekskluziv të produkteve të tyre në territorin shqiptar.

Në vitin 1999, aksionerët e vetëm të konglomeratit “Aiba” vendosën të investojnë në zgjerimin e pularisë duke bashkëpunuar me kompaninë lider në ndërtimin dhe montimin e pularive bashkëkohore “Facco” duke e zgjeruar në përmasa të konsiderueshme dhe duke e kthyer kompaninë “Aiba” në një nga faktorët më të rëndësishëm në industrinë e vezëve, ku në ditët e sotme ka siguruar pozicionin e liderit në industrinë e prodhimit të vezëve në Shqipëri si dhe ushqimit blegtoral, duke numëruar 500,000 krerë pula, 110 milion kokrra prodhim mesatar vjetor, 4,000m² ambiente prodhimi, magazinimi.

Në vitin 2010 në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit dhe investimeve brenda industries së prodhimit duke ngritur fabrikën e pare të plehut organik, e para në llojin e saj për një pulari e cila mbetjet e saj i përpunon duke i kthyer ne pleh organik për fermat bujqësore.

Gjatë vitit 2019, kompania “Aiba” zgjatoi aktivitetin e saj dhe me linjën e e vezës së lëngshme të pasterizuar, një investim me vlerë 1 milion euro dhe me orientim “business to business”. Ky investim ka shenjuar një epokë të re për kompaninë “Aiba”ku përmasat e saj tashmë i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Misioni

Misioni ynë është që të përmirësojmë cilësinë e jetës për të gjithë komunitetit tonë, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë dhe shërbim të shkëlqyer.

Objektivat Tona

Inkurajojmë praktika, të cilat respektojnë mjedisin dhe trajtimin e kafshëve në mënyrë humane. Të ofrojmë produkte cilësore dhe me vlera ushqimore. Aplikojmë teknologjinë më të fundit në të mirën tonë dhe të mirën e konsumatorëve. Synojmë të plotësojmë nevojat e konsumatorëve. Ruajtja e komunikimit të hapur brenda kompanisë, me konsumatorët dhe me partnerët tanë ka bërë që besueshmëria e klientëve ndaj produkteve të kompanisë Aiba të jetë një vlerë e shtuar për kompaninë dhe traditën e saj.

Vizioni Yne

Krijimi i një strukture të madhe burimesh njerëzore, kapacitetesh teknike dhe prodhuese, investime të kryera ndër vite për të arritur të jetë kompania lider në ekonominë shqiptare, si dhe një protagonist kryesor në të gjithë rajonin e Ballkanit duke qenë kompani eksportuese për vezën kokërr dhe vezën e lëngshme për industritë.

Did you know?

The strands of egg white that keep the yolk in the centre of the thick white are called chalazae. The more prominent it is, the fresher the egg.

Close

Ka tre lloje vezësh në formate të ndryshme, që mund ti gjeni në raftet e supermarketeve nga Aiba: Omega 3, Veza Magjike, Veza e Artë

Shumëllojshmëria e vezëve tona ju jep mundësinë ju dhe familjes tuaj të zgjidhni pa kompromentuar cilësinë.

Cilësi e garantuar.

Aiba posedon çertifikatën e cilësisë ISO 9001:2000, duke garantuar konsumatorin per produktet tona.

Certifikata e Cilësisë ISO 9001:2000
Certifikata RINA
Omega 3

P r o d u k t e

Lexo më shumë
Aiba company

vezët "aiba"

Produkti përfundimtar i kompanisë Aiba është veza e pulave, për konsum njerëzor dhe përpunim në industri. Prodhimi i vezëve është një proces biologjik, që realizohet nëpërmjet mbarështimit të pulave për vezë, sigurimit të ushqimit, sigurimit të të gjitha kushteve të nevojshme teknike, në përputhje me racën, moshën, nivelin e prodhimtarisë, etj.

Veza AIBA ka avantazhin e një eksperience 20 vjecare në prodhimin dhe paketimin e vezëve.Kompania ndër vite eshte siguruar të mbyll të gjithë ciklin e saj të prodhimit:

- nga importimi i lëndëve të para organike dhe nga furnizues të certifikuar për cilësi
- prodhimi i ushqimit blegtoral në fabrikën e saj të ushqimit
- rritja e zogjve të vegjël 1 ditor
- prodhimi dhe paketimi i produktit me anë të sistemeve më inovative të automatizuara për të ofruar sigurinë dhe cilësinë maksimale të produktit.
- laborator i akredituar (in-house) për kontrollin e të gjithë zinxhirit për ngarkesë bakteriale të llojit të dëmshëm për njeriun (salmonella, e coli etj), për toksina, vlera nutricionale etj.

V e z ë t   T o n a

Lexo më shumë
Veza Aiba

pse veza e prodhuar nga pularia aiba është më e mira në tregun shqiptar?

Shkencërisht është vërtetuar se pulat e ushqyera me një racion ushqimor të balancuar me proteina , yndyrna , karbohidrate , lënde minerale dhe vitamina trasmetojnë tek vezët jo vetëm bukurinë dhe fortësine e levozhgës por dhe një pjesë të shtuar të vitaminave të përfshira në racionin ushqimor.

Nëse do rëndisnim tre faktorët kryesor të suksesit:

1.Eksperience 27 vjecare dhe burime njerëzore të specializuara

2.Kontrolli i cilësisë dhe sigurisë ushqimore përmes laboratorit të brendshëm

3.Inovacion, passion dhe traditë.

Veza Magjike

PËRSE VEZA MAGJIKE?!

Një koncept revolucionar që sjell vlera të shtuara .

1. USHQEHU

Shijo vezët Aiba me vitaminat A, D & E dhe koleksiono paketimet VEZA MAGJIKE.

2. NDËRTO

Fëmijët mund të krijojnë me to struktura të mëdha si: kështjella, kulla apo ura me paketimet Veza Magjike . Mundësitë janë të pafundme!

3. KOLEKSIONO

Ruhen kollaj, edhe kështjellat më të mëdha në fare pak minuta mund të paketohen brenda një dollapi . Mjafton t’i ndani dhe t’I vendosni paketimet sipër njëri-tjetrit .

4. LUAJ

Pasi krijimi të jetë i përfunduar, fëmijët mund të lenë imagjinatën e tyre të lundroje ndoshta duke garuar me Formula 1! Koleksiononi dhe ruani paketimet e Veza Magjike, sepse ju presin sfida, çmime dhe dhurata fantastike. Veza Magjike është Veza e Magjive.

provoni nëse veza është e freskët: vendoseni vezën ne një tas me ujë. nëse fundoset, është e freskët. nëse qëndron sipër ujit, hidheni ne kosh.
Did you know?

If you boil an egg that’s 10–14 days old, it will peel easier than one that’s just been laid.

Close
Did you know?

If you boil an egg that’s 10–14 days old, it will peel easier than one that’s just been laid.

Close

V e z ë   e   l ë n g s h m e

Lexo më shumë
Vezë e lëngshme

përshkrim

Përgjatë Vitit 2018, nisur nga vëzhgimet dhe studimet e tregut kompania Aiba vendosi të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të aktivitetit të saj dhe rritjes së bazës së konsumatorëve të cilët përdorin produktet e saj. Një ndër këto projekte është edhe projekti i Vezës së Lëngshme.

Veza e Lëngshme është një produkt i ri në treg dhe i konceptuar fillimisht për përdorim industrial (B2B). Kjo vecanti do të bëjë që AIBA të jetë kompania e parë shqiptare që do përshtasë produktin në bazë të kërkesës së industrisë.

Veza e Lëngshme Aiba është lëng veze i freskët i përftuar ekskluzivisht nga vezët e pulës,i homogjenizuar,pasterizuar dhe paketuar në kushte higjenike dhe nuk përmban konservantë.

Avantazhet në përdorim:
  • Eliminon thyerjet
  • Eliminon lëvozhgat
  • Eliminon papastërtitë
  • Të gatshme për përdorim, pa mundësi shpërbërje
  • Lehtësi ne ruajtje
Avantazhet ekonomike
  • Kosto konkuruese kundrejt vezës në lëvozhgë
  • Reduktim I kostos operative(punëtor, kohë, etj)
  • Reduktim humbje produkti
  • Reduktim I siperfaqeve të punës
  • Dozim i kontrolluar për planifikim të recetave të ndryshme dhe kostos së tyre

r e c e t a t

Për mëngjes, drekë dhe darkë

Lexo më shumë
Super receta gatimi

Cfarë është më e mirë se një vezë e freskët?

Përgjigja është asgjë. Kemi mbledhur disa receta të mrekullueshme gatimi me përbërës vezë të freskëta Aiba.

Galeria