pyetje të shpeshta

keni pyetje për vezët?

Përgjigje të qarta për vezët AIBA: nga kodi mbi vezë dhe datat në paketim, te ruajtja dhe gatimi.

31 pyetje

06/02 nuk është datë.Zbuloni çfarë tregon kodi mbi vezë.

Lexoni më shumë

Nuk gjetëm asnjë pyetje për “”.

Provoni një fjalë tjetër ose na shkruani pyetjen tuaj më poshtë.

Vezët AIBA

Të gjitha vezët AIBA janë vezë të freskëta të kategorisë A, me lëvozhgë të kuqe ose të bardhë. Aktualisht i gjeni në tre linja:

  • AIBA: paketime me 6 ose 10 vezë, në madhësitë M dhe L.
  • AIBA Omega 3: paketime me 10 vezë në madhësitë M dhe L, dhe paketime me 6 vezë në madhësinë XL.
  • Paketimi familjar: 15 vezë të kuqe dhe të bardha në një paketim, në madhësinë S/M.

Pulat që bëjnë vezët AIBA Omega 3 hanë fara liri, përveç misrit dhe sojës. Farat e lirit janë një burim natyral bimor i acideve yndyrore Omega 3, prandaj këto vezë janë të pasura me Omega 3.

Në paketimin e tyre janë shënuar edhe kolina dhe seleni. Ashtu si të gjitha vezët AIBA, edhe vezët Omega 3 janë të kategorisë A.

Kategoria A është kategoria e vezëve të freskëta që shiten për t’u konsumuar drejtpërdrejt. Para paketimit, vezët kontrollohen dhe klasifikohen: lëvozhga duhet të jetë e pastër dhe e paprekur.

Të gjitha vezët AIBA janë të kategorisë A dhe nuk lahen.

Shkronjat tregojnë madhësinë e vezëve sipas peshës së secilës vezë. Pesha shënohet edhe në paketim, pranë madhësisë.

  • M: nga 53 g deri në 63 g
  • L: nga 63 g deri në 73 g
  • XL: nga 73 g deri në 83 g
  • S/M: nga 43 g deri në 63 g (paketimi familjar me 15 vezë)

Jo. Ngjyra e lëvozhgës varet nga raca e pulës dhe nuk tregon asgjë për freskinë, shijen apo vlerat ushqyese të vezës.

AIBA prodhon të dyja llojet, ndaj zgjidhni ato që ju pëlqejnë më shumë.

Jo. Në fermat ku prodhohen vezët AIBA nuk mbahen këndezë, prandaj vezët nuk janë të fekonduara dhe nuk mund të zhvillojnë zog.

Edhe një njollë e vogël gjaku në të verdhë nuk do të thotë që veza është e fekonduar. Lexoni pse krijohet.

Kodi dhe paketimi

Mbi çdo vezë AIBA është printuar një kod i shkurtër. Ja çfarë tregon secila pjesë:

Mbi vezët Omega 3, në vend të emrit AIBA është printuar OMEGA 3.

Jo. 06/02 nuk është datë: 06 është kodi i produktit dhe 02 është kodi i stabilimentit AIBA.

Datat i gjeni të shënuara në paketim: Data e prodhimit dhe Të përdoret deri më.

Është data deri në të cilën vezët ruajnë cilësinë e tyre, nëse ruhen siç duhet: në frigorifer pas blerjes dhe në paketimin e tyre.

Ju këshillojmë t’i konsumoni vezët brenda kësaj date.

HACCP është një sistem për sigurinë ushqimore: identifikon rreziqet në çdo hap të prodhimit dhe vendos kontrolle për t’i parandaluar.

ISO 9001 është standardi ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë.

AIBA i ka të certifikuara të dy këto sisteme.

Brenda kapakut të paketimit ka një kod QR. Skanojeni me kamerën e telefonit dhe do të hapni faqen e vezëve AIBA, me informacion për kodin mbi vezë, ruajtjen e vezëve dhe dyqanet ku mund t’i gjeni.

Ruajtja dhe gatimi

  • Në frigorifer, sapo të mbërrini në shtëpi. Në paketim shkruhet: Të ruhet në frigorifer pas blerjes.
  • Në paketimin e tyre. Vezët thithin lehtë aromat e frigoriferit, dhe paketimi ju ndihmon të keni parasysh datën.
  • Në një raft brenda frigoriferit, jo në derë. Në derë temperatura ndryshon sa herë hapet frigoriferi.
  • Pa i larë. Larja mund të heqë shtresën natyrale mbrojtëse të lëvozhgës.

Vezët ruhen më mirë në një temperaturë të qëndrueshme. Kur vezët e ftohta nxirren në një ambient më të ngrohtë, mbi lëvozhgë krijohen pika uji, dhe lagështia i ndihmon bakteret të kalojnë përmes lëvozhgës. Për këtë arsye, në shumë dyqane vezët nuk mbahen në frigorifer.

Në shtëpi, pasi t’i vendosni në frigorifer, vezët qëndrojnë në të ftohtë derisa t’i përdorni. Prandaj në paketim shkruhet: Të ruhet në frigorifer pas blerjes.

Vezët AIBA nuk lahen para paketimit. Lëvozhga ka një shtresë natyrale mbrojtëse që i pengon bakteret të hyjnë brenda vezës, dhe larja mund ta heqë këtë shtresë.

Mos i lani vezët para se t’i vendosni në frigorifer. Nëse një vezë ka papastërti, pastrojeni vetëm pak para se ta përdorni. Lani duart pasi prekni vezë të papërpunuara.

Vezët e pagatuara ose të gatuara pjesërisht mbartin një rrezik më të lartë për helmim ushqimor, sepse gatimi i plotë shkatërron bakteret si salmonela.

Fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar duhet të hanë vezë të gatuara derisa e bardha dhe e verdha të jenë forcuar plotësisht. Kjo vlen edhe për ushqimet me vezë të papërpunuara, si majoneza e shtëpisë ose tiramisuja.

Në AIBA kryejmë kontrolle të rregullta për salmonelën, por gatimi i mirë mbetet mbrojtja më e sigurt.

Po, por jo me lëvozhgë: kur ngrin, përmbajtja e vezës zgjerohet dhe lëvozhga mund të çahet. Thyejini vezët, përziejini lehtë (ose ndani të bardhën nga e verdha) dhe ngrijini në një enë të mbyllur, me datën e shënuar.

Shkrijini në frigorifer dhe përdorini në gatime që gatuhen mirë.

Vezët shumë të freskëta qërohen më vështirë, sepse cipa e hollë nën lëvozhgë ngjitet fort pas të bardhës.

Pas zierjes, kalojini menjëherë në ujë të ftohtë për disa minuta. Lëvozhga hiqet më lehtë, dhe kjo ndihmon që rreth të verdhës të mos krijohet unaza e gjelbër.

Brenda vezës

Ngjyra e të verdhës varet nga ushqimi i pulës. Misri në ushqimin e pulave tona përmban pigmente natyrale që i japin të verdhës ngjyrën e saj. Në ushqimin e pulave AIBA nuk shtohen ngjyrues.

Një e verdhë më e çelët ose më e errët nuk tregon, më vete, që veza është më e mirë apo më ushqyese.

Unaza e gjelbër krijohet kur vezët zihen shumë gjatë ose nuk ftohen shpejt pas zierjes: hekuri i të verdhës lidhet me squfurin e të bardhës. Nuk është e dëmshme.

Për ta shmangur, mos i zieni vezët më gjatë se ç’duhet dhe kalojini menjëherë në ujë të ftohtë.

Quhen kalaza. Janë pjesë natyrale dhe e ngrënshme e vezës dhe e mbajnë të verdhën në qendër. Sa më e freskët të jetë veza, aq më të dukshme janë.

E bardha e turbullt është shenjë se veza është shumë e freskët. Ajo përmban dioksid karboni që nuk ka dalë ende përmes lëvozhgës. Me kalimin e ditëve, e bardha bëhet më e tejdukshme.

Një njollë e vogël gjaku krijohet kur, gjatë formimit të vezës, çahet një enë e hollë gjaku. Nuk do të thotë që veza është e fekonduar, dhe veza mund të konsumohet.

Nëse preferoni, njollën mund ta hiqni me majën e një luge para gatimit.

Ndodh më shpesh te pulat e reja, kur trupi i tyre formon dy të verdha njëherësh. Veza me dy të verdha është krejt normale dhe mund të konsumohet.

Rreth AIBA

Vezët AIBA janë prodhim shqiptar. Ato vijnë nga fermat tona në Durrës dhe Vlorë. Shkronjat AL në kodin mbi vezë tregojnë që veza është prodhuar në Shqipëri.

Adresa e prodhuesit, e shënuar në paketim, është Xhafzotaj, Durrës.

Ushqimi i pulave tona prodhohet në fabrikën tonë, me misër dhe sojë. Pulat që bëjnë vezët Omega 3 hanë edhe fara liri.

Laboratori ynë i brendshëm e kontrollon vazhdimisht ushqimin, dhe në të nuk shtohen ngjyrues.

  • Cikël i plotë prodhimi, nga zogjtë njëditorë deri te paketimi.
  • Ushqim nga fabrika jonë, për pulat e të gjitha fermave tona.
  • Laborator i brendshëm, që kontrollon ushqimin, zogjtë dhe prodhimin.
  • Kontrolle të rregullta për salmonelën.
  • Sisteme të certifikuara HACCP për sigurinë ushqimore dhe ISO 9001 për cilësinë.

AIBA u themelua në vitin 1994 nga vëllezërit Duka, me një fermë pularie me 5.000 shpendë. Sot kemi mbi 30 vjet përvojë në prodhimin dhe paketimin e vezëve dhe jemi pjesë e DUKA Group.

Vezët AIBA shiten në supermarkete, minimarkete dhe dyqane ushqimore në të gjithë Shqipërinë.

Nëse nuk i gjeni në dyqanin tuaj, na shkruani dhe na tregoni qytetin dhe dyqanin.

Na vjen keq! Na shkruani përmes formularit tonë. Që ta zgjidhim më shpejt:

  • ruani paketimin,
  • na tregoni datën “Të përdoret deri më” dhe dyqanin ku i bletë vezët,
  • shtoni një foto të vezës ose të paketimit.

Për dyqane, restorante, hotele dhe biznese të tjera, na kontaktoni te faqja e kontaktit.

Vendet e lira të punës i gjeni te faqja e karrierës.

nuk e gjetët përgjigjen?

Na dërgoni pyetjen tuaj ose na kontaktoni direkt.