Fara liri
Burim natyral bimor i acideve yndyrore Omega 3.
Faleminderit që zgjodhët AIBA. Që nga viti 1994, nga fermat tona deri në tryezën tuaj. Rrëshqitni poshtë dhe njihuni me vezën që keni në dorë.
Kodi mbi vezë
Mbi çdo vezë AIBA është printuar një kod i shkurtër. Rrëshqitni poshtë për të parë çfarë do të thotë secila pjesë.
AL do të thotë Shqipëri: veza është prodhuar dhe paketuar në Shqipëri.
Ky është kodi i produktit dhe 06 tregon që produkti është vezë.
Ky është kodi i stabilimentit. 02 është kodi i stabilimentit AIBA. Kodi 06/02 nuk është datë: datën e skadencës mund ta gjeni në paketim.
Mbi vezët AIBA është printuar emri AIBA, ndërsa mbi vezët Omega 3 emri OMEGA 3.
Të gjitha vezët AIBA janë të kategorisë A. Shkronja tregon madhësinë sipas peshës:
Nga ferma
Pulat tona hanë ushqim të prodhuar në fabrikën tonë të ushqimit, me misër dhe sojë cilësore. Pulat që prodhojnë vezët Omega 3 ushqehen edhe me fara liri. Laboratori ynë i brendshëm dhe i akredituar kontrollon vazhdimisht ushqimin, zogjtë dhe të gjithë prodhimin.
Burim natyral bimor i acideve yndyrore Omega 3.
Energji për pulat dhe ngjyrë të artë për të verdhën e vezës.
Proteinë cilësore për pula të forta dhe të shëndetshme.
Fara Liri + Misër + Sojë = Veza e Një Jete.
AIBA Omega 3 · Premium Quality
Vezët AIBA Omega 3 vijnë nga pula të ushqyera me fara liri dhe kanë 10 herë më shumë Omega 3, për zemrën dhe trurin.
Çfarë ka brenda
Acidet yndyrore Omega 3 EPA dhe DHA kontribuojnë në funksionin normal të zemrës, ndërsa DHA edhe në funksionin normal të trurit.
10× më shumë në vezët Omega 3Kontribuon në uljen e lodhjes dhe në funksionin normal të sistemit nervor.
Kontribuon në ruajtjen e shikimit normal dhe të një lëkure të shëndetshme.
Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe të dhëmbëve të shëndetshëm.
Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave.
Kontribuon në metabolizmin normal të yndyrave dhe në funksionin normal të mëlçisë.
Vezët janë pjesë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar, si dhe e një stili jetese të shëndetshëm.
Produktet tona
Vezët AIBA
Veza e përditshme e familjeve shqiptare. E kategorisë A, e kuqe ose e bardhë, e pasur me vitaminat D, A, E dhe B12.
Premium Quality
10 herë më shumë Omega 3, nga pula të ushqyera me fara liri. Për ata që duan pak më shumë nga çdo vezë.
15 vezë të freskëta
Për familjet që gatuajnë shpesh: 15 vezë të kategorisë A, të kuqe dhe të bardha, në një paketim.
Historia jonë
1994 · Vëllezërit Duka themelojnë AIBA, me një fermë pularie me 5.000 shpendë.
Sot · Mbi 500.000 pula dhe mbi 110 milionë vezë në vit.
Paketimi i ri
Vazhdoni të rrëshqitni për ta hapur ↓
Në shtëpi
Vendosini vezët në frigorifer sapo të mbërrini në shtëpi.
Vezët thithin lehtë aromat e frigoriferit. Paketimi i mbron dhe ju ndihmon të keni gjithmonë parasysh datën e skadencës.
Datën e skadencës mund ta gjeni të shënuar në paketim. Mos e ngatërroni me kodin 06/02 mbi vezë: ai nuk është datë, por kodi i produktit dhe i stabilimentit.
Pas zierjes, kalojini menjëherë në ujë të ftohtë: lëvozhga hiqet më lehtë.
Vezët e pagatuara ose të gatuara pjesërisht rrisin rrezikun e helmimit ushqimor.
Quhen kalaza: janë pjesë natyrale dhe e ngrënshme e vezës, që e mbajnë të verdhën në qendër të vezës.
Ngjyra e lëvozhgës varet vetëm nga raca e pulës. Cilësia, shija dhe vlerat ushqyese janë të njëjta.
Në kuzhinë
Receta të thjeshta me vezë AIBA: frittata, vezë cocotte dhe shumë të tjera.
Shikoni recetatKu mund t’i gjeni
Vezët AIBA mund t’i gjeni kudo: nga supermarketet e mëdha te dyqani i lagjes, në çdo cep të Shqipërisë. Të freskëta, çdo ditë, pranë shtëpisë suaj.
Rrëshqitni për ta çarë
…dhe në çdo dyqan tjetër,
kudo në Shqipëri.
Krenari shqiptare
Nga fermat tona në Shqipëri, me punën e njerëzve që e duan këtë vend. Që nga viti 1994.
Na tregoni çfarë mendoni për paketimin e ri dhe për vezët. I lexojmë të gjitha mesazhet.