Një recetë e thjeshtë dhe e ngrohtë me oriz, limon e gjalpë me spec të kuq
Kur ditët ftohen, nuk ka gjë më të mirë se një pjatë supë e ngrohtë dhe e kremoze. Kjo supë me pulë, oriz dhe limon merr trupin e saj të butë nga vezët e freskëta AIBA, të përziera ngadalë me lëngun e nxehtë. Në fund, një çikë gjalpë me spec të kuq ia jep ngjyrën dhe aromën që e bëjnë të paharrueshme.
përbërësit për supën me pulë dhe oriz
Për 4–6 porcione:
- 4 kofshë pule (rreth 800 g), të ziera në ujë me kripë
- 1,5 litra lëng pule nga zierja
- 150 g oriz
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 vezë AIBA
- Lëngu i 1 limoni
- Kripë dhe piper i zi i bluar/përtypur
për servirje
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë çaji spec i kuq për gjalpin
- Feta limoni, sipas dëshirës
si të përgatisni supën hap pas hapi
- Pula e zier: Zieni kofshat e pulës në ujë me pak kripë derisa të zbuten. Nxirrini nga uji dhe mbajeni lëngun e ngrohtë.
- Orizi në gjalpë: Në një tenxhere të nxehtë shkrini gjalpin, shtoni orizin dhe përziejeni 1–2 minuta që të marrë aromën e gjalpit.
- Gatimi i orizit: Hidhni lëngun e pulës pak e nga pak dhe gatuajeni ngadalë derisa orizi të zbutet dhe supa të trashësohet.
- Mishi i pulës: Shqyeni mishin e kofshave me duar në fije të holla, hiqni kockat dhe kthejeni në tenxhere.
- Vezët AIBA: Në një tas thyeni vezët e freskëta AIBA, shtoni lëngun e limonit dhe rrihini mirë me pirun derisa të bëhen shkumë.
- Temperimi: Shtoni një lugë lëng të nxehtë pule te vezët e rrahura, duke i trazuar vazhdimisht që të mos ngjizen. Pastaj hidheni përbërjen në tenxhere me zjarr shumë të ulët dhe përzieni ngadalë derisa supa të bëhet kremoze.
- Gjalpi me spec: Në një tigan të vogël shkrini gjalpin me specin e kuq për një minutë.
- Servirja: Shpërndajeni supën në pjata, hidhni mbi të gjalpin me spec, pak piper të zi dhe një çikë limon.
Ndiqni videon e plotë të përgatitjes hap pas hapi në Instagram!
Shiko Instagramin @vezaaibapse vezët aiba e bëjnë këtë supë më të plotë?
Vezët e rrahura e kthejnë një supë të thjeshtë në një pjatë kremoze dhe të ngrohtë. Vezët e freskëta AIBA, të pasura me Omega-3, i japin supës trup, ngjyrë të butë dhe shije të plotë pa nevojë për krem të gatshëm.
Këshillë 1 – Temperimi: Mos i hidhni vezët direkt në lëngun e vluar, përndryshe ngjizen. Shtoni fillimisht një lugë lëng në vezë dhe trazojini.
Këshillë 2 – Zjarri: Pasi të shtoni vezët, mos e lëni supën të vlojë. Zjarr i ulët dhe trazim i vazhdueshëm.
Këshillë 3 – Servirja: Shtoni limonin vetëm në pjatë, sipas shijes së çdo personi.
Një ide tjetër e shijshme për ditët e ftohta, sigurisht me vezët AIBA. Ju bëftë mirë!
na kontaktoniveza e një jete . . .
