Ka ditë kur fjalët nuk mjaftojnë, dhe Shën Valentini është një prej tyre. Në ato momente, një recetë e thjeshtë, e përgatitur me kujdes dhe dashuri, flet më shumë se çdo dhuratë e shtrenjtë. Kjo recetë nuk ka nevojë për përbërës të rrallë vetëm pak kohë, pak përkushtim dhe shumë ndjenjë.
Përbërësit
Që ëmbëlsira të dalë perfekte, cilësia e përbërësve është kyçe.
- Vezë të freskëta (rekomandojmë Vezë Alba): 4-5 kokrra (të ndara të bardhat nga të verdhat).
- Çokollatë e Zezë (mbi 60-70% kakao): 200g.
- Sheqer: 2 lugë gjelle (opsionale, nëse çokollata është shumë e hidhur).
Përgatitja
Fillojmë duke rrahur të bardhat e vezëve derisa të bëhen një masë e shkrifët dhe e qëndrueshme (si borë). Në një enë tjetër, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të marrin një ngjyrë të hapur.
Më pas shkrijmë çokollatën në zjarr të ulët ose në banjo mari, duke e përzier ngadalë derisa të bëhet kremoze dhe me shkëlqim.
Ndërkohë, përgatisim bazën: biskotat thërrmohen dhe përzihen me gjalpë të shkrirë derisa të krijohet një masë kompakte. Vendoset në formë dhe shtypet lehtë, pa nxitim.
Kremi i panës rrihet derisa të marrë strukturë të butë dhe ajrore, më pas bashkohet me çokollatën e shkrirë. Masa që krijohet është e butë, e ngrohtë dhe plot shije njësoj si ndjesia që do të përcjellë kjo ëmbëlsirë.
Në fund, shtresojmë gjithçka me kujdes dhe e dekorojmë me fruta të freskëta. Çdo detaj ka rëndësi, sepse dashuria shihet edhe te gjërat e vogla.
Shën Valentini është afër dhe ju ende po mendoni se çfarë dhurate t’i bëni partnerit/partneres? Ndaloni pak. E vërteta është se dashuria e vërtetë nuk blihet… ajo përgatitet me kujdes.
Nëse doni të surprizoni njeriun tuaj të zemrës me diçka të përgatitur me duart tuaja, por pa kaluar orë të tëra në kuzhinë, kjo është receta perfekte. Kjo mousse çokollate është e lehtë, intensive në shije dhe kërkon vetëm tre përbërës bazë.
Dhe per nje darke sa me romantike sugjerohet te shoqerohet me nje vere te kuqe për ta bërë këtë ëmbëlsirë edhe më të veçantë:
Dashuria ka shije, dhe kjo mousse është prova më e mirë!