historia jonë

Më shumë se 30 vite cilësi dhe inovacion në prodhimin e vezëve

Nga fillimet modeste drejt një lideri në tregun shqiptar

si nisi rrugëtimi ynë...

Gjithçka nisi me dy vëllezër dhe një ide të thjeshtë, por të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe: si t’u ofronin familjeve shqiptare një produkt ushqimor me standardin dhe sigurinë e një vendi evropian.
Vëllezërit Duka themeluan kompaninë aiba në vitin 1994, fillimisht si prodhues ushqimi për blegtori. Ata punuan me një vizion të qartë dhe me besim të palëkundur në fuqinë e sipërmarrjes së lirë. Të udhëhequr nga dëshira për të sjellë risi në çdo hap, ata vendosën të investojnë në një fermë pularie me 5,000 shpendë.

Ky investim modest shënoi fillimin e një historie suksesi që falë punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm e ktheu aiba-n në prodhuesin më të madh dhe të rëndësishëm të vezëve në Shqipëri. Nga një ide e thjeshtë, u krijua një markë që sot është bërë sinonim i vezëve dhe produkteve të vezës shqiptare, duke u ofruar mijëra familjeve në mbarë vendin sigurinë dhe cilësinë që meritojnë çdo ditë.

aiba sot...

Ne jemi shumë më tepër se një prodhues tradicional vezësh – aiba është një histori suksesi që mishëron besim, cilësi dhe inovacion në çdo hap të zinxhirit ushqimor shqiptar. Me mbi 500,000 pula dhe mbi 110 milionë vezë të prodhuara çdo vit, aiba përfaqëson standardin më të lartë në tregun vendas të vezës.

Vezët tona vijnë në formate të ndryshme – nga paketimet familjare deri te vezët e pasura me Omega-3, duke u përshtatur çdo nevoje ditore dhe stili jetese. Konsumatorët mund të zgjedhin me lehtësi mes zgjidhjeve të shëndetshme, të sigurta dhe praktike, gjithmonë me garancinë e cilësisë aiba.

Në vazhdim të misionit për të sjellë produkte të avancuara, aiba ka sjellë në treg edhe vezën e lëngshme të pasterizuar – një risi ideale për industrinë ushqimore dhe kuzhinat profesionale. Ky produkt ofron një zgjidhje efikase, të shpejtë dhe higjienike, duke eliminuar përpunimin manual dhe kursyer kohë.

Përtej ushqimit, aiba është gjithashtu e angazhuar në praktika të qëndrueshme bujqësore. Me krenari prezantojmë aibios plehun tonë organik për tokën, një produkt që kthehet nga natyra për t’i dhënë asaj më shumë jetë dhe pjellori. aibios është pjesë e përkushtimit tonë për një cikël prodhimi që ruan ekuilibrin e mjedisit dhe mbështet fermerët vendas me zgjidhje natyrore e të fuqishme.

aiba sot është inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri – një partner i besuar për çdo familje dhe biznes që kërkon më të mirën në çdo vezë, dhe më gjerë.

e ardhmja...

Plot optimizëm dhe me përkushtim të madh për inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm  kështu e shohim ne të ardhmen. Mbetemi besnikë misionit tonë për të përmirësuar cilësinë e jetës së komunitetit tonë, duke ofruar produkte të sigurta, cilësore dhe me vlera të larta ushqimore. Do te vazhdojmë të inkurajojmë praktika të cilat respektojnë mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe trajtimin e kafshëve në mënyrë humane.
Duke parë drejt së ardhmes, besojmë se përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji, dije, dhe kapital njerëzor, aiba do të vijojë të rrisë ndikimin e saj përtej kufijve, duke u bërë një pikë referimi për cilësinë dhe besueshmërinë në tregjet rajonale.
Në këtë rrugëtim, aiba do të qëndrojë gjithmonë një shembull i integritetit, inovacionit dhe përkushtimit ndaj një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të mirë për të gjithë.