Logo
kthehu mbrapa
Tullumba me vezë të freskëta
Receta

Tullumba me vezë të freskëta

Koha e përgatitjes:
45 min
Përbërësit Përgatitja

Përbërësit për brumin:

Miell 1 gotë

vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle

vezë 3-4 kokrra

pak kripë e sheqer

ujë treçerek gote

Përbërësit per shurupin:

Sheqer 2 gota

ujë 2 gota

vaj për skuqje

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në ujë miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh. Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në sherbet të ftohtë ku mbahen 1-2 minuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.