Me mbi 30 vite përvojë dhe burime njerëzore të specializuara, ne jemi në gjendje të ofrojmë produktin më të mirë në treg.
Laboratori ynë i brendshëm siguron që çdo kokërr veze të kalojë kontrolle të hollësishme për siguri dhe cilësi.
Me një përzierje të inovacionit, pasionit dhe traditës, ne vazhdojmë të përmirësojmë proceset tona të brëndshme për të ofruar gjithmonë produkte të klasit të parë.
Vezët shpesh cilësohen si një nga ushqimet më të plota të natyrës. Por pse?
Përshtatshmëria e tyre e thjeshtë lejon që vezët të shijohen në çdo kohë të ditës. Qoftë për mëngjes, drekë, darkë ose si një snack i lehtë, vezët mund të:
Filloni ditën tuaj me karburantin e duhur
Ndihmon në menaxhimin e oreksit dhe parandalon ngrënien e tepërt
Redukton marrjen e përgjithshme të kalorive duke nxitur ngopjen
Esenciale për ruajtjen e masës muskulare
Ndihmon në shëndetin e trurit, kujtesën dhe fokusin
Kontribuon në shëndetin dhe efikasitetin metabolik
Përtej vlerës së tyre ushqyese, vezët janë gjithashtu tepër të përballueshme, duke i bërë ato një opsion të përshtatshëm për çdo buxhet.
Tek Aiba, prodhimi i vezëve është më shumë se një proces; është një përkushtim ndaj cilësisë, sigurisë dhe shëndetit të konsumatorëve tanë. Me një histori të pasur mbi 30 vite, ne kemi ngritur një sistem të plotë dhe të integruar prodhimi që garanton cilësinë e lartë dhe vlerën ushqyese të çdo veze që del nga stabilimentet tona.
Aiba zotëron dy stabilimente të fuqishme prodhimi në Shqipëri. Stabilimenti ynë në Xhafzotaj, Durrës përmban pesë kapanone me kapacitet për 500,000 krerë pula, të cilat ushqehen me rracion ushqimor të prodhuar në fabrikën tonë të ushqimit. Këto kapanone janë të pajisura me teknologjitë më të fundit për ruajtjen dhe përpunimin e ushqimit, duke siguruar që çdo vezë të ketë cilësi të qëndrueshme dhe siguri maksimale.
Stabilimenti ynë në Vlorë, me dy kapanone të tjera, përmban pula të rritura me të njëjtat standarde të larta dhe me kujdes maksimal për mjedisin dhe shëndetin e tyre. Gjithashtu, ne kemi një stabiliment të veçantë për rritjen e zogjve me kapacitet prej 150,000 zogjsh, duke u furnizuar me zogj një-ditor nga kompanitë lider të industrisë; në Austri dhe Hollandë.
Lohman LSL CLASSIC WHITE – Një Zgjedhje e Ditur
Pulave tona të racës Lohman LSL Classic White, të njohura për prodhimin e vezëve të bardha me përmbajtje të lartë ushqyese, u sigurojmë një racion ushqimor të balancuar me proteina, yndyrna, karbohidrate, dhe vitamina. Kjo bën që vezët tona të kenë jo vetëm një pamje tërheqëse dhe levozhgë të fortë, por edhe një përmbajtje të lartë të vitaminave dhe lëndëve ushqyese, duke u bërë një zgjedhje ideale për çdo familje.
Kontrolli i Cilësisë: Një Hap i Pashmangshëm
Në laboratorin tonë të akredituar, analizat e rregullta për ngarkesë bakteriale dhe përmbajtje të vitaminave sigurojnë që çdo vezë të jetë e sigurt dhe e pasur me vlera ushqyese. Ky kontroll i hollësishëm garanton që produktet tona janë të denja për të arritur tryezën tuaj, duke ju ofruar shëndet dhe siguri në çdo kokërr veze.
Përkushtimi ndaj Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore
Studimet shkencore tregojnë se vezët me përmbajtje të lartë të vitaminave, si Vitamina B12, K, dhe D3, janë thelbësore për një dietë të shëndetshme. Në Aiba, ne sigurojmë që çdo pulë të ushqehet me një racion të pasur ushqimor, duke garantuar se çdo vezë që prodhojmë përmban këto vitamina në nivele optimale. Për këtë arsye, vezët tona nuk janë vetëm të shijshme, por edhe një burim i fuqishëm i ushqyesve për të gjitha moshat.
Zgjidhni Vezët Aiba – Zgjidhni Siguri dhe Shëndet për Familjen Tuaj !