Sapo skanove një paketim AIBA

Veza
e një jete.

Faleminderit që zgjodhe AIBA. Që nga viti 1994, nga fermat tona deri në tryezën tënde. Rrëshqit poshtë dhe njihu me vezën që ke në dorë.

AIBA 6 vezë të kuqe
AIBA Omega 3, 10 vezë
AIBA paketim familjar 15 vezë
Rrëshqit

Kodi mbi vezë

Çdo vezë ka kodin e saj.

Vendi i prodhimit AL Kodi i produktit 06 / Kodi i stabilimentit 02 Emri AIBA OMEGA 3 Madhësia M XL
AL 06/02

Çfarë shkruan mbi vezë?

Mbi çdo vezë AIBA është printuar një kod i shkurtër. Rrëshqit poshtë dhe shiko çfarë do të thotë secila pjesë.

AL

Vendi i prodhimit

AL do të thotë Shqipëri: veza është prodhuar dhe paketuar në Shqipëri.

06

Kodi i produktit

Ky është kodi i produktit dhe 06 tregon që produkti është vezë.

02

Kodi i stabilimentit

Ky është kodi i stabilimentit. 02 është kodi i stabilimentit AIBA. Kodi 06/02 nuk është datë: datën e skadencës e gjen në paketim.

AIBA · OMEGA 3

Emri

Vezët AIBA kanë të printuar emrin AIBA, ndërsa vezët Omega 3 kanë emrin OMEGA 3.

M · L · XL

Madhësia

Të gjitha vezët AIBA janë të kategorisë A. Shkronja tregon madhësinë sipas peshës:

M53–63 gL63–73 gXL73 g e më shumë

Nga ferma

Atë që ha pula, e gjen në vezë.

Pulat tona hanë ushqim të prodhuar në fabrikën tonë të ushqimit, me misër dhe sojë cilësore. Pulat që bëjnë vezët Omega 3 ushqehen edhe me fara liri. Laboratori ynë i brendshëm dhe i akredituar kontrollon vazhdimisht ushqimin, zogjtë dhe gjithë prodhimin.

Fara liri

Burim natyral bimor i acideve yndyrore Omega 3.

Misër

Energji për pulat dhe ngjyrë të artë për të verdhën.

Sojë

Proteinë cilësore për pula të forta dhe të shëndetshme.

Fara Liri + Misër + Sojë = Veza e Një Jete.

10×

AIBA Omega 3 · Premium Quality

më shumë Omega 3.

Vezët AIBA Omega 3 vijnë nga pula të ushqyera me fara liri, me 10 herë më shumë Omega 3, për zemrën dhe trurin.

AIBA Omega 3, 10 vezë të kuqe XL

Çfarë ka brenda

Shtatë arsye të mira, në një vezë.

Ω3Omega 3

Për zemrën dhe trurin

Acidet yndyrore Omega 3, EPA dhe DHA, kontribuojnë në funksionin normal të zemrës, ndërsa DHA në funksionin normal të trurit.

10× më shumë te vezët Omega 3
B12Vitamina B12

Për energjinë dhe mendjen

Ndihmon në uljen e lodhjes dhe kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor.

AVitamina A

Për sytë dhe lëkurën

Kontribuon në ruajtjen e shikimit normal dhe të një lëkure të shëndetshme.

DVitamina D

Për kockat dhe dhëmbët

Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe të dhëmbëve të shëndetshëm.

EVitamina E

Antioksidant

Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

SeSelen

Për imunitetin

Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave.

ChKolinë

Për mëlçinë

Kontribuon në metabolizmin normal të yndyrave dhe në funksionin normal të mëlçisë.

E gjitha kjo.
Në një lëvozhgë.

Vezët janë pjesë e një diete të larmishme e të balancuar dhe e një stili jetese të shëndetshëm.

Produktet tona

Një paketim për çdo tryezë.

Vezët AIBA

Paketimi AIBA

Veza e përditshme e familjeve shqiptare. Të kategorisë A, të kuqe ose të bardha, të pasura me vitaminat D, A, E dhe B12.

Paketimi AIBA me 6 dhe 10 vezë, të kuqe dhe të bardha
KategoriaAMadhësiaM · LPaketime6 · 10 vezëNgjyrae kuqe · e bardhëVitaminaD · A · E · B12
Më shumë

Premium Quality

AIBA Omega 3

10 herë më shumë Omega 3, nga pula të ushqyera me fara liri. Për ata që duan pak më shumë nga çdo vezë.

AIBA Omega 3 me 6 dhe 10 vezë, të kuqe dhe të bardha
KategoriaAMadhësiaXLPaketime6 · 10 vezëNgjyrae kuqe · e bardhëOmega 310×
Më shumë

15 vezë të freskëta

Paketimi familjar

Për shtëpitë që gatuajnë shumë: 15 vezë të kategorisë A, të kuqe dhe të bardha bashkë, në një paketim.

AIBA paketim familjar 15 vezë
KategoriaAMadhësiaS/MPesha43–63 gNgjyrae kuqe + e bardhë
Më shumë

Historia jonë

1994
5.000pula

1994 · Vëllezërit Duka themelojnë AIBA, me një fermë pularie me 5.000 shpendë.

Sot · Mbi 500.000 pula dhe mbi 110 milionë vezë në vit.

110M+vezë në vit
Të vetmit në Shqipëriqë paketojnë vezë të freskëta çdo ditë.
Durrës & Vlorëfermat tona, me ushqim nga fabrika jonë
Laborator i brendshëmi akredituar, me kontrolle të vazhdueshme për ushqimin, zogjtë dhe gjithë prodhimin
HACCPsistem i certifikuar i sigurisë ushqimore
ISO 9001sistem i certifikuar i menaxhimit të cilësisë
30+ vjetpërvojë në prodhimin dhe paketimin e vezëve
Cikël i plotënga zogjtë njëditorë te paketimi në dorën tënde

Paketimi i ri

Hape kapakun. Historia është brenda.

AIBA Omega 3, 10 vezë

Vazhdo të rrëshqasësh për ta hapur ↓

Vlerat ushqyese me një shikim Kodi i vezës, i shpjeguar Një QR kod që të sjell këtu

Në shtëpi

Si t’i ruash siç duhet.

  1. 01

    Në frigorifer pas blerjes

    Vendosi vezët në frigorifer sapo të mbërrish në shtëpi.

  2. 02

    Mbaji në paketimin e tyre

    Vezët thithin lehtë aromat e frigoriferit. Paketimi i mbron dhe të mban para syve datën e skadencës.

  3. 03

    Kontrollo datën e skadencës

    Datën e skadencës e gjen të shënuar në paketim. Mos e ngatërro me kodin 06/02 mbi vezë: ai nuk është datë, por kodi i produktit dhe i stabilimentit.

  4. 04

    Vezë të ziera që qërohen lehtë

    Pas zierjes, kaloji menjëherë në ujë të ftohtë: lëvozhga hiqet më lehtë.

  5. 05

    Gatuaji gjithmonë mirë

    Vezët e pagatuara ose të gatuara pjesërisht rrisin rrezikun e helmimit ushqimor.

Fijet e bardha

Quhen kalaza: janë pjesë natyrale dhe e ngrënshme e vezës, që e mbajnë të verdhën në qendër.

E kuqe apo e bardhë?

Ngjyra e lëvozhgës varet vetëm nga raca e pulës. Cilësia, shija dhe vlerat ushqyese janë të njëjta.

Në kuzhinë

Një vezë AIBA…

…një krisje e lehtë…

…dhe direkt në tigan.

Receta të thjeshta me vezë AIBA: frittata, vezë cocotte dhe shumë të tjera.

Shiko recetat

Ku t’i gjesh

Kudo në Shqipëri.

Vezët AIBA i gjen kudo: nga supermarketet e mëdha te dyqani i lagjes, në çdo cep të Shqipërisë. Të freskëta, çdo ditë, pranë shtëpisë tënde.

Të freskëta çdo ditë Në çdo dyqan
KavajëKrujëLaçBurrelRrëshenPukëBajram CurriLibrazhdGramshKuçovëPatosBallshDivjakëTepelenëErsekëBilishtMaliqDelvinëKonispolShëngjinBulqizëCërrikPeqinRrogozhinëSelenicëMemaliajPoliçanKsamilKamëzVorëFushë-KrujëMamurrasKoplikFushë-ArrëzKlosBelshRoskovecOrikumLibohovëFiniqKolonjëPrrenjasSkrapar (Çorovodë)ShkodërKukësLezhëTiranëElbasanLushnjëFierBeratPogradecKorçëGjirokastërSarandëPeshkopiPërmetHimarëDurrësFerma e prodhimit AIBAVlorëFerma e prodhimit AIBA

Ku i gjen vezët AIBA?

Në raftet e çdo supermarketi.

Nga Shqipëria, për Shqipërinë.

SPAR · INTERSPAR
Conad Albania
Big Market
Supermarket Xhangolli
Extra Market
Diambe Market
AlbMarket
BioJu

…dhe në çdo dyqan tjetër,

kudo në Shqipëri.

Supermarkete
Minimarkete
Dyqane lagjeje
Tregje ushqimore
Në çdo qytet

Krenari shqiptare

Flamuri shqiptar
0%

Shqiptare, me krenari.

Nga fermat tona, me duar shqiptare, për çdo tryezë shqiptare. Që nga viti 1994.

Prodhim 100% shqiptar