Produktet Tona

veza e paketuar

Edit Content

VEZËT E FRESKËTA AIBA

Zbuloni cilësinë e vërtetë me vezët e freskëta AIBA. Të prodhuara nga pula të rritura me kujdes dhe të ushqyera në kushte perfekte, këto vezë sjellin freski dhe shije autentike në çdo recetë tuajën. Të përshtatshme për mëngjese të shëndetshme, dreka të lehta apo gatime më të sofistikuara. Me vezët e freskëta AIBA cilësia është gjithmonë e garantuar.

Edit Content

Vezët aiba omega-3

Për një stil jetese aktiv dhe të balancuar, zgjidhni vezët e freskëta aiba të pasuruara me Omega-3, një burim natyral energjie dhe vlerave ushqyese thelbësorë për shëndetin e trupit dhe mendjes tuaj. Nisni çdo ditë me energji dhe ndiqni ritmin e një jete plot gjallëri me vezët e freskëta aiba Omega-3, hapi i parë drejt mirëqenies së përditshme.

Edit Content

PAKETIMI FAMILJAR aiba

Shijoni momente të veçanta me familjen duke zgjedhur paketimin familjar aiba me 15 vezë. E krijuar për familjet që duan kombinimin e cilësisë dhe sasisë, ky paketim është perfekt për mëngjeset e pasura, gatimet e përditshme dhe ëmbëlsirat tradicionale. Ekonomik dhe praktik, paketimi familjar sjell freskinë dhe shijen e prodhimit vendas direkt në tryezën tuaj.

veza e lengshme

Zgjidhja e Përkryer për Industrinë Ushqimore

Veza e Lëngshme AIBA është një produkt i pasterizuar dhe i përpunuar me teknologji të avancuar për të siguruar një cilësi të lartë dhe siguri maksimale ushqimore. Veza e lëngshme është ideale për fabrika, furrat e bukës, pasticeritë, dhe për çdo industri ushqimore që kërkon produkte me cilësi të lartë dhe praktike për përdorim. Procesi i pasterizimit siguron eliminimin e baktereve të dëmshme duke ruajtur vlerat ushqyese të vezës.

Veza e lëngshme Aiba vjen në formate të ndryshme për të përmbushur nevojat e industrisë dhe për të ofruar efikasitet dhe siguri në gatim dhe përpunim. Produkti është i lehtë për t’u përdorur, kursen kohë dhe eliminon nevojën për përpunimin manual të vezëve.

Pleh Organik për Tokën Tuaj

AIBIOS është plehu organik i prodhuar nga Aiba, me përbërje të pasur në Azot, Fosfor, dhe Kalium për të përmirësuar cilësitë e tokës dhe për të rritur rendimentin e kulturave bujqësore. Me AIBIOS, toka bëhet më pjellore dhe kulturat tuaja më të shëndetshme.